Skuadrat e Serie A mund të kenë humbje kolosale

Është mbyllur sot pasdite Asambleja e Ligës së Serie A, nëpërmjet një videoconference.

Në rast se nuk do të riniste kampionati, humbja ekonomike e Serie A do të ishte e barabartë me 720 milionë euro, mes biletave, të drejtave televizive dhe marketingut. Pikërisht nga kjo shifër do të riniset të mendohet se si të ndihmohet industria e futbollit.

Serie A, sipas asaj që shkruan “Sky”, ka kërkuar ndihmë nëpërmjet gjashtë pikash: masa ekonomike për të mbështetur koston e punës, një plan ndryshe për zbutjen e taksave dhe një formë e re financimi, si bastet sportive.

U kërkua gjithashtu edhe një organizim ndryshe i shitjes së biletave për të drejtat televizive dhe masat e duhura për të zhvilluar ndërtimin e infrastrukturave të reja.

Te FIGC, në mënyrë bashkëkohore, do të mbërrijnë edhe dokumente nga ligat e tjera. Nëse nuk rinis gjithçka, Serie B do të humbiste 150-200 milionë euro, ndërsa Lega Pro nga 20 milionë euro deri në 84 milionë euro.


Shtuar 25.03.2020 07:58