Big Data for Good…Pionieri që parandalon përhapjen e sëmundjeve epidemike
Eshtë një program krejt i ri, i vetmi i këtij lloji në botë, që do të aplikohet gjatë këtij viti, së pari në Gana, me qëllim për të gjurmuar e hulumtuar në kohë reale e mandej për të parandaluar epidemitë që pushtojnë popullsitë (siç ishte përshembull shpërthimi i Ebola-s në Afrikën Perëndimore, në 2014-ën).

Njihet si “Gig Data for Good”. Do të përdoret nga Fondacioni Vodafone në vende të ndryshme të botës, duke vënë në përdorim të dhënat (që do të mbeten anonime) të cilat do të mblidhen, do të analizohen e do të përdorën krahas të dhënave epidemiologjike, për të ofruar njohuritë e duhura që do të ndihmojnë qeveritë përkatëse për të mbajtur nën kontroll rreziqet e shpërthimit të sëmundjeve të ndryshme, për të rritur sfidat e shërbimeve shëndetësore e si rrjedhojë për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzish.

Ky program, i vetmi në Afrikë, do të financohet nga Fondacioni Vodafone dhe Fondacioni William & Flora Hewlett, (një nga fondacionet e bamirësisë më të mëdha në USA), të cilët do të financojnë punën e një ekipi shkencëtarësh të organizatës jofitimprurëse Flowminder.

Duke bashkëpunuar me Shërbimin Statistikor të Ganës (GSS) dhe Vodafone Ghana, Flowminder do të mbledhë, bashkojë, integrojë dhe analizojë të dhënat anonime të lëvizshme, duke punuar në përputhje me parimet globale të privatësisë së Vodafone, GSMA udhëzimet e mbrojtjes së të dhënave dhe rregullat e mbrojtjes së të dhënave në Ganë.

Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë, në Vodafone Grup, z.Joakim Reiter, tha: "Teknologjia e lëvizshme mund të mundësojë qasje, përmes të dhënave anonime të mbledhura në shkallë të gjerë, mbi sjelljen njerëzore dhe aftësinë për të shqyrtuar lëvizshmërinë e një popullate të tërë. Tashmë, në bazë të këtyre matjeve ne do të jemi në gjendje të kuptojmë se si lëvizin e përhapen infeksionet. Kjo na rrit fuqishëm mundësitë për të shpëtuar mijëra jetë".
Shtuar më 27/02/2018, ora 08:21
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori