"Big Brother", largohet Valentina, hyn Renato
Albeu.com
Bazuar ne votat e publikut, Valentina ka lene perfundimisht shtepine e “Big Brother”, duke hequr dore nga çmimi i madh. Naten e mbremshme, nje konkurrent i ri ka hyre ne shtepi. Ai eshte Renato nga Tirana, 23 vjeç.Nata e spektaklit te trete te “Big Brother” ka vijuar edhe nje here me emocionet dhe surprizat e javes, ne qender te se cilave kane qene ngjarjet me domethenese, ku jane perfshire konkurrentet e ketij edicioni: debati i Jetmirit me Valentinen dhe ndodhia e pazakonte e se enjtes, semundja e Gjimit. Keto kane zene vend gjate spektaklit, ashtu si edhe mjaft episode te tjera.

Semundja largon Gjimin nga BB

Per respekt ndaj publikut, por edhe per efekt te formatit “reality show” te spektaklit “Big Brother”, dje u shfaq per te gjithe, ne menyre te dokumentuar, se çfare ka ndodhur me Gjimin, banorin qe u semur diten e enjte brenda shtepise. Arbana ka bere me dije se familja e tij eshte informuar per gjithçka ka ndodhur. Gjimi, i cili ka shfaqur shenja shendetesore shqetesuese, eshte vizituar nga mjeku, i cili ka marre vendimin qe te çohej urgjentisht ne spital. Banori i eshte nenshtruar nje nderhyrjeje kirurgjikale dhe ky fakt ka vene ne diskutim pjesemarrjen e tij ne kete “reality show”. Atij i duhet te qendroje gjate ne spital, ndaj edhe nuk mund te kthehet serish brenda shtepise. Arbana lidhet me banoret e tjere, duke u referuar atyre vendimin qe Vellai i Madh ka marre ne lidhje me Gjimin, te cilit, per shkak te semundjes, i eshte dashur te dale prej shtepise. Arbana tha se pavaresisht asaj qe ndodhi, Gjimi ka dhene kontributin e tij ne shtepi dhe per kete arsye Vellai i Madh ka vendosur ta pershendese me nje klip. Gjimi falenderon per kete eksperience te bukur banoret dhe stafin e spitalit. Nga spitali, Gjimi u kerkon banoreve qe ta mbajne mend per momentet e bukura qe kane kaluar se bashku.

Eliminohet Valentina, hyn Renato

Valentina eshte konkurrentja e pare, e cila largohet me votat e publikut prej shtepise me te madhe dhe me te famshme ne vend. Valentina, ne kandidim me Gracielen dhe Bertinen, e kane perjetuar ne menyra te ndryshme kete kandidim dhe çuditerisht edhe banoret e tjere kane reaguar ne forma mjaft te ndryshme. Me largimin e Valentines, Vellai i Madh ka vendosur qe nje tjeter konkurrent te behet pjese e shtepise. Ai quhet Renato. Ka qene pikerisht e eliminuara ajo qe e ka takuar e para konkurrentin e ri, sapo ai ka hyre ne shtepi. Ajo i ka dhene atij disa keshilla per menyren se si duhet te sillet brenda shtepise.

Graciela dhe jeta e saj

Per shume nga banoret ka ende detaje nga jeta qe nuk jane zbuluar akoma. I tille eshte edhe rasti i Gracieles, vajzes nga Shkodra. Jeta e saj nuk ka qene e lehte, sikunder edhe hyrja e saj brenda shtepise se “Big Brother”, per te cilen ka sakrifikuar shume. Graciela ka humbur te emen dhe tani personi me i rendesishem per te eshte i ati, i cili edhe pse i verber, eshte nje njeri mjaft i veçante. Gjate nje klipi mesohet me shume per lidhjen e veçante qe ekziston mes te dyve. Permes nje klipi, Vellai i Madh ka suprimuar Gracielen me nje mesazh nga i ati. Me pas, ne dhomen e rrefimit, vajza nga Shkodra gjen edhe nje surprize, nje dhurate e menduar nga “Big Brother”, ku behet fjale per nje kornize me nje montazh fotosh nga me te rendesishmet brenda shtepise, si dhe te familjes se saj.

Humbasin proven e javes

Edhe kesaj jave, objekti i proves ka qene Shqiperia. Kesaj here banoreve u eshte dashur te perballen me traditen gastronomike te saj. Atyre u eshte dashur te pergatisin nje pije tradicionale, qe ishte rakia, dhe disa pjata tipike shqiptare. Gjithashtu, banoreve u eshte dashur te mesojne dhe te interpretojne kenge e valle tradicionale shqiptare. Rakia eshte dorezuar ne studion e spektaklit te “Big Brother”. Ajo eshte provuar nga disa persona, nga publiku ne salle, si dhe nga opinionisti Arian Konomi. Nder te tjera, banoret interpretuan edhe nje kenge popullore e pas saj edhe nje valle. Vellai i Madh ka vendosur qe banoret e kane humbur proven, duke pergjysmuar keshtu buxhetin e javes.

Banoret fitojne dhuratat

Arbana thote se duke pasur parasysh kushtet e veshtira ne te cilat ndodheshin banoret, javen e kaluar “Big Brother” u dha atyre mundesine te fitonin disa dhurata me ane te nje loje. Duke qene se javen e pare ata nuk ia dolen te fitonin lavatriçen dhe jorganet e ngrohte, atehere Vellai i Madh u ka dhene nje mundesi tjeter. Per t’i fituar ato, Eduardi, i cili ka prirje ne pikture, duhet te kaloje nje prove. Atij i eshte dashur te pikturoje mbi nje pelhure krejtesisht te veçante. Ne oborr gjendeshin tre modele qe mbanin veshur peliçe, si dhe çdo material tjeter i nevojshem per te pikturuar. Eduardi takon vajzat, te cilat i duhet t’i pikturoje per pak minuta qe i jane vene ne dispozicion. Eduardi arrin te fitoje lavatriçen dhe jorganet e ofruar nga Vellai i Madh. (tch)
Shtuar më 07/02/2010, ora 17:18
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori