Big Brother: Aida del nga shtepia
Albeu.com
Katër të nominuarit ishin Adelajda, Qetsori, Arjoni dhe Aida. Banorët e parë që shpëtuan që të dilnin nga shtëpia ishin Arjoni dhe Qetsori. Arbana gjatë spetaklit i ka pyetur se pse mendonin që publiku kishte vendosur që ato të qëndronin ende në shtëpi.Qetsori ndihej i emocionuar dhe thjesht ka falenderuar personat që e kanë votuar. Arjoni ka thënë:-“Mendoj se më shpëtuan për të parë nëse lidhja është reale apo fallcitet! Adelajda dhe Aida janë përshëndetur me banorët dhe vendimin se kush do qëndrojë brenda e kanë marrë në një nga ambientet e shtëpisë , tek dhoma e tynelit. Publiku vendosi që banori që duhej të largohej nga shtëpia duke hequr dorë nga cmimi prej 70mijë eurosh të ishte Aida. Dalja e saj është shoqëruar me momente emocionuese mes Adelajdës dhe Aidës.
Shtuar më 19/04/2009, ora 05:50
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori