"Bien" inxhineritë: Degët më të preferuara këtë vit nga studentët
Të dhënat e studentëve që duan të vijojnë studimet e larta në Shqipëri u kanë kaluar universiteteve.

Mjekësia dhe Ekonomiku janë fakultetet më të kërkuara dhe ku shkojnë studentët me notë mesatare shumë të lartë. Në fakultetin ekonomik këtë vit kanë aplikuar 1200 matuantë me shumë, ndërkohë që dekani i këtij fakulteti u jep shpresë edhe atyre që e kanë mesataren më poshtë se 9.8.

Këtë vit për herë të parë në Fakultetin Ekonomik do të zhvillohen një grup leksionesh në gjuhën angleze, ndërkohë qe Fakulteti Ekonomik ka fituar 4 projekte të Rasmus-it.

Ndërsa në Fakultetin e Drejtësisë, i cili sërish mbetet ndër të preferuarit e maturantëve mund të pranohesh edhe me mesatare 9.7.

Këtë vit nis edhe programi i Masterit të Integruar.

Në një konferencë të përbashkët, dekanët e 4 fakultete në Universitetin e Tiranës , përfshirë edhe Gjuhët e Huaja dhe Shkencat Sociale i kërkojnë maturantëve të bëjnë kujdes , pasi në 2 shtator nis raundi i parë i regjistrimeve sipas degëve ku shpallen fitues . Dekanët thonë se nga praktikat e viteve të kaluara , krijohen vende të lira në fazat e mëpasshme kështu që ata që nuk e gjejnë veten fitues në fazën e parë, të studiojneëme kujdes mundësitë qe mund t’u krijiohen për shkak se maturantët me mesatare të lartë shpallen fitues në disa degë, ndërkohë që zgjedhin vetëm një prej tyre. /Tch/
Shtuar më 27/08/2019, ora 17:47

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori