Bien eksportet, nuk po pyet kush për domatet e Lushnjes
Feremeret e zonës së Myzeqesë po hasin vështirësi në shitjen e prodhimit të tyre pasi gjatë këtij viti ka pasur një rënie drastike të eksporteve. Për javë të tëra shumë pak eksportues blinin prodhimet e fermerëve të zones, ndërsa prej katër ditesh asnjë kilogram domate nuk po shitet për eksport.


Tregu i brendshëm nuk e tërheq dot të gjithë këtë prodhim dhe shpresa e fermerëve ishin eksportuesit në Kosovë, Serbi, Hungari, Poloni e Çeki, por së fundmi ata nuk po shfaqen më në tregun më të madh të prodhimeve bujqësore në Lushnje.
Shtuar më 08/05/2013, ora 15:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori