Ka kritikuar gjithmonë Ronaldon te United, portugezi lë si “shtyllë” legjendën e Liverpoolit para ndeshjes në “Old Trafford” (VIDEO)

 Jamie Carragher, Gary Neville dhe Rou Keane ishin duke komentuar në prag ndeshjen mes Manchester United dhe Liverpool, teksa pranë tyre u afrua për pak sekonda Cristiano Ronaldo i cili la nxehjen.

Fillimisht ai shkon takon ish-shokun e tij të skuadrës Gary Neville duke ia lënë “seen” ngritjen e dorës Carragher,  pasi shkëmben 3-4 fjalë më të legjendën e United, ai sërish anashkalon legjendën e Liverpoolit që i drejton mikrofonin duke shkuar dhe takuar Roy Keane.

Pas kësaj, CR7 kthehet sërish në nxehje, duke injoruar totalisht Carragher, cili sic dihet ka qënë një kritik i madh i Ronaldos që pas ritkthimit të këtij të fundit te Manchester United./albeu.com