Bie tek vaskat e peshkut, vdes 53-vjeçari në Vlorë
Pëlqej
Një 53-vjeçar nga Tirana është raportuar i humbur në Vlorë.

Policia bën me dije se ai mund të jetë mbytur në vaskat e peshkut në Vlorë në vendin e quajtur "Shën Vasil".

Policia bën me dije se ai ka qënë tek vaskat e peshkut dhe dyshohet të ketë rënë.

Njoftimi i policisë

Më datë 18.01.2018, Policia Kufitare Vlorë është njoftuar se në vendin e quajtur ”Shën Vasil”, tek vaskat e peshkut në Gadishullin e Karaburunit dyshohet se mund të ketë rënë e të jetë mbytur shtetasi A.Gj.,53 vjeç, banues në Tiranë.

Shërbimet Policore po vijojnë të kontrollojnë zonën me qëllim gjetjen e trupit. /albeu.com/


Shtuar më 18/01/2018, ora 09:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori