Bie pista e motorit, ja si lëvizën vrasësit e Jurgen Kurtit
Tirana u trondit mbrëmë nga një atentat me armë ku mbeti i vrarë 26-vjeçari">26-vjeçari Jurgen Kurti. I riu ishte duke u kthyer në banesë në rrugën ‘Zef Jubani’ ku u qëllua me pistoleta nga një makinë në lëvizje. Ndërkaq ka rënë pista se autorën përdorën motor gjatë lëvizjes.

Policia thotë se autorët zbrazën mbi 20 plumba, tre nga të cilët i shkaktuan vdekjen e menjëhershme.

Autorët të cilët mendohet se kanë qenë dy persona u larguan më pas me shpejtësi nga vendngjarja.


Dyshimet e para janë se vrasja mund të jetë kryer për hakmarrje.

Kurti është një personazh i njohur, pasi në Prill të vitit 2016 u arrestua për vrasjen e babait të tij, krim për të cilën fajtor u shpall daja i tij.

26-vjeçari">26-vjeçari u përfshi në vitin 2017 në vrasjen e Agim Arapit, pronari i një picerie në Durrës, por më vonë u la i lirë.

Policia ka shoqëruar disa persona dhe është duke këqyrur kamerat e sigurisë për të identifikuar autorët e atentatit.
Shtuar më 19/03/2019, ora 12:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori