Bie "per toke" rejtingu u partive shqiptare ne Maqedoni
Albeu.com
Anketa e fundit e realizuar nga instituti “Pavel Shatev”, vë në pah një fenomen të çuditshëm për zhvillimet politike në Maqedoni, rënien drastike të rejtingut të partive shqiptare.
Rezultatet e anketës së instituti të afërt me pushtetin, tregojnë edhe dallimin e madh në mbështetje që gëzojnë partitë politike.

Të pyetur se kush do të fitonte nëse në vjeshtë mbahen zgjedhje, 36.8 për qind konsiderojnë se kjo do të jetë VMRO-DPMNE-ja, përderisa 10,7 se do të jetë LSDM-ja, për BDI-në janë deklaruar vetëm 2.3 për qind, kurse për PDSH 1.5 për qind. Më shumë se 43 për qind e e qytetarëve janë të papërcaktuar.

Ndërkaq, sipas sondazhit të fundit të Instituti Republikan Ndërkombëtar (IRI), Bashkimi Demokratik për Integrim kishte tetë për qind, ndërsa, PDSH-ja katër për qind.

Krahasuar rezultatet e sondazhit të IRI-it me atë të Pavel Shatev, del se BDI ka shënuar rënie drastike prej 5.7 për qind, ndërsa PDSH-ja 2,5 për qind.

Njohësit e zhvillimeve politike në Maqedoni thonë se tek shqiptarët mungon opozita reale, apo alternativa e njëmendët politike, por edhe një parti e fuqishme që do të ishte e aftë të ballafaqohet me palën maqedonase, për të avansuar të drejtat e shqiptarëve në këtë shtet.

Sipas tyre, prandaj edhe rejtingu i partive politike në pushtet dal ngadalë bie, kurse rejtingu i partive opozitare mezi arrin të ruan kuotat e besueshmërisë. (ina)
Shtuar më 29/07/2010, ora 14:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori