Bie nga tarraca, ndërron jetë në spital 63-vjeçarja në Tiranë
Një grua ka rënë nga tarraca e banesës së saj në Tiranë. Me gjithë përpjekjet për ti dhënë ndihmë, ajo ka ndërruar jetë në spital.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Çesk Zadeja”. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Nr. 2

Më datë 31. 07. 2018, në rrugën “Çesk Zadeja” ka rënë aksidentalisht nga tarraca e banesës shtetasia Z. A., vjeçe 63, banuese në Tiranë, e cila më pas ka ndërruar jetë në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për ngjarje aksidentale.
Shtuar më 01/08/2018, ora 20:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori