Bie nga tarraca dhe ndërron jetë punëtori në Tiranë, procedohet punëdhënësi 83-vjeçar
Një person i cili ka qenë duke punuar për izolimin e një tarrace, ka rënë dhe ka vdekur.

Ngjarja ka ndodhur përgjatë autostradës Tiranë – Durrës.

Sipas burimeve të Policisë vendore, mësohet se për vdekjen e 29-vjeçarit E. H., janë referuar në prokurori, materialet për punëdhënësin 83- vjeçar, H. Ç.

Komisariati i Policisë Nr. 6, Tiranë

Më datë 03.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin H. Ç., vjeç 83, banues në Tiranë, pasi në autostradën Tiranë-Durrës, duke punuar për izolimin e një tarrace, ka rënë nga lartësia, punëtori, shtetasi E. H., vjeç 29, banues në Tiranë, i cili vdiq në spital. Neni 289 i Kodit Penal.
Shtuar më 04/08/2018, ora 22:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori