Një 55-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë nga
skela ku
punonte. Ngjarja është shënuar në qytetin e Elbasanit ku Naum Çakalli ka rënë nga
skela e pallatit ku
punonte. Ai është dërguar menjëherë në spital, por pa mundur ti mbijetojë plagëve të
marra.
Në
vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilat kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 01/02/2012,
ora 09:27