Bie nga skela, punonjësi i ndërtimit në gjendje të rëndë
Një punonjës është rrëzuar teksa punonte mbi skelë në Korçë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr 10 në Korçë.

Shtetasi me inicialet N.G, rreth 52 vjeç, duke punuar tek “Kompleksi Sportiv” dyshohet se aksidentalisht ka rënë nga skela, duke marrë dëmtime trupore.

Ky shtetas u transportua menjëherë në Spitalin e Korçës, për të marrë ndihmë mjekësore, ku ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. /albeu.com/

Shtuar më 07/09/2017, ora 10:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori