Një 67-vjeçar ka
humbur jetën pasditen e sotme në Fier, pasi ka
humbur kontrollin e motoçikletës me të cilën udhëtonte dhe është rrëzuar.
Burime nga
policia bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në Topojë-Shegjmarin, ku 67-vjeçari Pandeli Naka nuk ka mundur të ruajë ekuilibrin, pasi ishte në gjendje të dehur, dhe është rrëzuar nga motoçikleta.
Mësohet se 67-vjeçari ka
humbur jetën menjëherë në vendngjarje, pasi ka goditur kokën në asfalt. Ndërkohë
policia ka mbërritur menjëherë në vendin e ngjarjes.
Shtuar më 03/08/2014,
ora 21:11