Bie nga lartësia punëtori në Tiranë, dërgohet me urgjencë drejt spitalit
Pasditen e sotme në Tiranë një punëtor i cili po punonte në lartësi ka rënë duke u lënduar.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se shtetasi në fjalë, është dërguar me urgjencë në spital ku gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Tiranë/Informacion paraprak:

Me datë 15.01.2021, rreth orës 16:40, në rrugën "Sali Nivica", duke punuar në një pallat në ndërtim ka rënë nga lartësia, punëtori shtetasi R.X., 53 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Sherbimet e Policisë dhe Grupi Hetimor ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.


Shtuar më 15/01/2021, ora 17:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori