Bie nga lartësia dhe vdes punëtori, arrestohen dy inxhinierët
Pëlqej
Lidhur me ngjarjen e rëndë ku dje humbi jetën një punëtor teksa ra nga pallati ku punonte, policia ka vënë në pranga inxhinierët e firmës.

Burime zyrtare nga policia shtojnë se të arrestuarit janë Kujtim Llorja dhe Eduart Nasto. Të dy akuzohen për moszbatim të rregullave të sigurisë.

Aksidenti ku humbi jetën punëtori 33-vjeçar Xhevit G. Lushi ndodhi dje në rrugën “Hysen Xhura”. /albeu.com/
Shtuar më 12/09/2014, ora 11:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori