Bie nga kati i tretë i banesës, vdes 17-vjeçari, dyshohet vetëvrasja
Një ngjare e rëndë ka ndodhur sonte në qytetin e Durrësit, ku një 17-vjeçare ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese dhe ka gjetur vdekjen.

Burime nga policia bëjnë me dije se 17-vjeçari me iniciale F.L ndërroi jetë pasi u dërgua në spital. Ende nuk dihet nëse i riu ka rënë aksidentalisht nga tarraca apo është hedhur vet.

Policia bën me dije se viktima ka tentuar disa herë të tjera ti japë fund jetës dhe se dyshohet të ketë pasur probleme me depresionin. Policia vazhdon hetimet për të zbardhur motivet e ngjarjes. /albeu.com/
Shtuar më 08/11/2014, ora 21:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori