Bie nga kati i pestë në Tiranë, në gjendje të rëndë 29-vjeçarja
Një vajzë në Tiranë ka rënë nga kati i pestë i banesës ku jetonte dhe ndodhet në gjendje kritike.

Mësohet se ditën e djeshme një vajzë e re ka rënë nga kati i pestë i banesës ku jetonte. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Tiranë rreth orës 13:00, në rrugën “Agush Gjergjevica”, te banesat sociale në Shkozë, ka rënë nga kati i pestë i banesës 29-vjeçarja I.Xh., e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se e reja ka pasur probleme mendore. Nuk dihet nëse 29- vjeçarja ka rënë aksidentalisht, apo bëhet fjalë për një tentativë vetëvrasje.

Lidhur me këtë rast për ndjekje të mëtejshme, materialet iu referuan Prokurorisë së Tiranës./albeu.com/
Shtuar më 02/02/2017, ora 17:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori