Rrëzohet avioni ushtarak rus në jug të Rusisë (VIDEO)

Një avion luftarak rus është rrëzuar në rajonin jugor të Krasnodarit, raportojnë mediat shtetërore ruse.

Ata thonë se avioni luftarak Su-34 u rrëzua pranë një ndërtese banimi në qytetin Yeysk.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes, shkak i rrëzimit ishte zjarri në motro gjatë ngritjes. Pilotët u hodhën nga avioni përpara se ai të rrëzohej pranë një blloku banesash në Yeysk, i cili ndodhet pikërisht përtej Detit Azov nga Ukraina, tha ministria.

Ministria pretendon gjithashtu se karburanti i avionit Su-34 mori flakë në oborrin e një zone të banuar, raportojnë agjencitë ruse të lajmeve.

Pamjet janë shfaqur në mediat sociale që me sa duket tregojnë një shpërthim dhe shtëllunga tymi që ngrihen në vendin e përplasjes./albeu.com

 


Shtuar 17.10.2022 18:13