Sa persona janë infektuar në të gjithë botën që kur nisi pandemia?

Pandemia e Covid vijon të jetë shqetësuese në mbarë botën. Që nga fillimi i pandemisë numri global i viktimave nga Covid ka arritur në 3, 5 milion persona.

Shetet e Bashkuara të Amerikës janë vendi më i goditur nga koronavirusi, me 593, 282 viktima dhe 33, 217, 720 raste të reja që nga fillimi i pandemisë.

Të dhënat e publikuara nga Universiteti Johns Hopkins, bëjnë me dije se India gjithashtu po përballet me një situatë problematike, pasi pandemia e Covid ka shkaktuar kaos në sistemin shëndetësor për shkak të mungesës së ilaçeve dhe oksigjenit.

Javët e fundit në Indi janë raportuar shifra të larta të humbjes së jetëve për shkak të Covid-19, me më shumë se 4, 000 viktima në 24 orë.

Ndërsa numri i përgjithshëm i humbjes së jetëve në Indi ka arritur në 315, 235 persona dhe 27, 369, 093 raste me Covid.

Po ashtu Brazili raporton shifra të larta me 456, 753 viktima që nga fillimi i pandemisë.

Brazili ka shënuar numrin më të lartë të vdekjeve në botë nga Covid, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Indisë.


Shtuar 28.05.2021 22:27

Tags: ,