Pas rënies nga një lartësi e madhe, një turiste australiane ka
gjetur vdekjen në zonën e Valbonës.
Shtetasja me inicialet A.V.SH., 56 vjeç, ka qenë duke vizituar zonën e njohur si Qafa e Valbonës, kur ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga një lartësi prej 80 metrash.
Duke iu referuar burime të policisë, 56-vjeçarja ka
gjetur vdekjen e menjëhershme nga rënia. /albeu.com/
Shtuar më 20/04/2016,
ora 12:48