Bie në humnerë automjeti, një i vdekur
Foto ilustruese
1 person ka gjetur vdekjen, ndërsa tre të tjerë janë plagosur në një aksident rrugor në Shkodër.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në afërsi të Tamres, ku një automjet në të cilin udhëtonin katër anëtarë të një familje ka përfunduar në humnerë, rreth 40 m thellësi, si pasojë e humbjes së kontrollit të mjetit nga drejtuesi i saj.

Mësohet se viktima është shtetasi Prekë Grizhaj, ndërsa të plagosur kanë mbetur Gjon dhe Lekë Grizhaj si dhe një i tretë, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

Burime nga poicia bëjnë me dije se familjarët po ktheheshin nga Mali i Zi, nga ku kishin marrë pjesë në një ceremoni mortore.

Të plagosurit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Shkodrës për marrjen e ndihmës mjekësore, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit të rëndë.
Shtuar më 28/10/2013, ora 20:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori