Arrestohet këngëtari Aleksandër Gjoka

Arrestohet këngëtari Aleksandër Gjoka, pasi u përshi në një aksident në zonë e Farkës. Ai ndodhet në spitalin e Traumës pasi ka marrë dëmtime nga aksidenti, dhe po ruhet me policë te dera.

Mësohet se ai ka qenë duke udhëtuar në gjendje të dehur.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve :

R. P., A. Sh., B. M., E. Z., dhe A. Gj., pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur”, njofton policia.

Kujtojmë se këngëtari ka qenë arrestuar edhe dy vite më parë po për të njëjtën vepër penale.

Pas testimit me aparat “Drager” në dhjetor të 2019, nga shërbimet e Policisë Rrugore, rezultoi se Gjoka drejtonte mjetin në gjendje të dehur në masën 0.66 mg/l. /albeu.com

 


Shtuar 22.05.2021 09:53