Bie nataliteti ne Kosove
Albeu.com
Drejtori i Klinikës Obstretike Gjinekologjike të QKU-së, dr. Shefqet Lulaj, i ka thënë të përditshmes së Prishtinës, “Zëri”, se për nëntë vjet numri i lindjeve në Kosovë ka rënë 27, 9 për qind.Sipas pohimeve të tij, vjet kishte 10.913 lindje më pak se para nëntë vjetësh. Këto lindje janë regjistruar në institucionet publike dhe private të shëndetësisë, ku kryhen 95 për qind e lindjeve në Kosovë. “Ne po shkojmë drejt minimumit të lindjeve. Çdo vit po bie numri i lindjeve” – citohet të ketë thënë ai. Sipas tij për 10 vjet Gjermania ka pasur 15,3 për qind më pak lindje, Austria 13, 4 për qind, ndërsa Zvicra 6,5 për qind lindje më pak.
Shtuar më 25/02/2010, ora 14:42
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori