Bie me kokë nga muri i shkollës, ndërron jetë 17-vjeçari në Elbasan
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Elbasan ku një nxënës vetëm 17 vjeçar ka humbur jetën pasi është rrëzuar nga muri i shkollës.

Mësohet se ngjarja ka ndodhur në shkollën “Ali Myfti” dhe mësohet se pavarësisht se të pranishëmit janë përpjekur që ta dërgojnë sa më para në spital, i riu ka humbur jetën gjatë rrugës.

Burime zyrtare nga policia bëjnë me dije se i riu është 17 vjeçari, Liman Sallaku dhe mendohet se ka qënë goditja e fortë në kokë gjatë rrëzimit që i ka marrë jetën 17-vjeçarit.

Ndërsa, policia në njoftimin zyrtar thotë se “Njoftohemi se sot më datë 15.02.2017 në ambientet e jashtme të shkollës “Ali Myftiu” shtetasit L.S 17 vjeç banues në fshatin Katund i Ri i ka rënë të fikët.

Shtetasi është dërguar menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe më pas ka ndërruar jetë. Vdekja dyshohet për shkaqe natyrale”.

Sakaq, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe shkaqeve që çuan në vdekjen e 17-vjeçarit./albeu.com/



Shtuar më 15/02/2017, ora 12:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori