Bie akuza për grup kriminal, Arben Ndoka do të gjykohet vetëm për falsifikim dokumentash
GJKKO ka shpallur mos-kompetencën për ish-deputetin Arben Ndoka, me këtë vendim çështja pritet të kalojë në gjykatën e Lezhës.

Ish-deputetit socialist i është hequr akuza e grupit të strukturuar kriminal dhe tashmë ai pritet të gjykohet vetëm për falsifikim dokumentash dhe tjetërsim pronash.

Ditën e sotme prokuroria ra dakord që të ndahej dosja e Arben Ndokës nga të pandehurit e tjerë, sepse ky i fundit ka kërkuar gjykim të zakonshëm, ndërkohë që të gjithë pjestarët e tjerë të akuzuar në dosjen 339, kanë kërkuar gjykim të shkurtuar.

Arben Ndoka, ish-deputeti i Partisë Socialiste që u vu në pranga gjatë operacionit të policisë “Volvo 4” kërkoi gjithashtu nga gjykata ditën e sotme, që të ndryshohet masa për të nga “arrest shtëpie”, në “detyrim paraqitjeje”. Kërkesa është depozituar nga avokati i Ndokës, Maks Haxhia pranë GJKKO.

Shtuar më 25/09/2020, ora 20:20

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori