Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të
Amerikës, Joe
Biden me rastin e Ditës së Falenderimeve i ka dërguar një letër urimi,
shoqatës shqiptaro-amerikane “Miqtë e
Amerikës”.
Ishte kryetari i
shoqatës “Miqtë e
Amerikës” Agim Rexhepi që publikoi letrën e dërguar nga Shefi i ri i Shtëpisë s Bardhë.
Letra e plotë
Agim,
Falënderimi është një kohë e veçantë për Amerikën. Një kohë për të reflektuar mbi atë që ka sjellë viti dhe për të menduar për atë që pritet përpara. Besimi, guximi, sakrifica, shërbimi ndaj vendit, shërbimi ndaj njëri-tjetrit dhe mirënjohja edhe përpara vuajtjeve, kanë qenë prej kohësh pjesë e asaj që do të thotë falënderimet në Amerikë.
Në fakt, unë kurrë nuk kam qenë më optimist për të ardhmen e
Amerikës sesa jam tani. Unë besoj se Shekulli 21 do të jetë një Shekull Amerikan. Ne do të ndërtojmë një ekonomi që udhëheq
botën. Ne do ta udhëheqim
botën me fuqinë e shembullit tonë – jo me shembullin e fuqisë sonë. Ne do të udhëheqim
botën për klimën dhe do të shpëtojmë planetin. Ne do të gjejmë shërimin për kancerin, alzheimerin dhe diabetin. Nga familja
Biden tek e juaja, kudo dhe sido që të jeni duke festuar, ne ju urojmë gëzuar Ditën e Falenderimeve.
Zoti ju bekoftë.
Shtuar më 27/11/2020,
ora 15:08