Konflikti në Hamallaj, shoferi i Lindita Nikollës dhunoi edhe gruan dhe djalin e Altin Kaçit

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me konfliktin në Hamallaj të Durrësit, ku anëtarët e fisit Nikolli dhunuan anëtarët e familjes Kaçi, komshinj me njëri-tjetrin, pas konfliktit për pronat.

Martin Nikolla, i cili është punonjës i Gardës së Republikës dhe pjesë e grupit të shoqërimit të kryeparlamentares Lindita Nikolla së bashku me vëllezërit e tij i kanë zënë pritë dhe kanë dhunuar 80-vjeçarin Pjetër Kaçi, kryefamiljar i familjes Kaçi cili po kalonte në rrugën e lagjes.

Mëseohet se përveç dhunës ndaj anëtarëve të familjes Kaçi, familja Nikolla kanë dhunuar edhe fëmijë minoren dhe gra të familjes Kaçi.

Me shkop bejsbolli është dhunuar dhe bashkëshortja e Altin Kaçit dhe djalin i tij, 16 vjeç. Altin Kaçi është vëllai i Kastriot Kaçit.

Sipas dëshmive të anëtarëve të familjes Kaçi, Martin Nikolla ka nxjerrë pistoletën duke ia drejtuar familjes Kaçi, duke qëlluar 5 herë në drejtim të tyre. Si pasojë e dhunës janë plagosur 3 djemtë e familjes Kaçi njëri prej të cilëve ka marrë fraktura në kokë, ndërsa dy të tjerët janë në gjendje më të mirë.

 


Shtuar 31.07.2023 11:18