Biden: Kam mbështetur luftën në Kosovë
Albeu.com
Kosova është përmendur edhe në debatin e kandidatëve për zv/presidentë në SHBA. Kandidati Joe Biden ka deklaruar se ka qenë ndër të parët që ka mbështetur luftën në Kosovë dhe Bosnje. “Kam qene i pari që e mbështeta duke shpëtuar mijëra jetë njerëzish. Tani në Bosnje vepron një qeveri e qëndrueshme, ashtu si edhe në Kosovë”, është shprehur Biden.

Në debatin e parë mes kandidatëve për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ishte senatori republikan John McCain qe theksoi edhe një herë se ka qenë pro ndërhyrjes ushtarake ndaj Serbisë, ne mënyrë që Kosova të fitonte pavarësinë.

Ndërsa rivali i tij Obama nuk u shpreh për Kosovën, por disa javë, me parë në deklaratat e tij, u pozicionua pro pavarësisë duke e konsideruar shtetin kosovar si aleat te Shteteve te Bashkuara. Senatori i Illinoisit është bashkuar me aspiratat e Kosovës për integrimin ne NATO dhe BE. (rtk)
Shtuar më 03/10/2008, ora 19:35
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori