Biberon, termomentra e vula fallco, arrestohet 44-vjeçari
Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 44-vjeçar pasi akuzohet se tregton mallra kontrabandë dhe të pa kontrolluara.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë Erald Shala 44 vjeç banues në Tiranë. Gjatë kontrolit në banesën e tij, policia ka gjetur dhe ka sekurstruar:

-3 vula të dyshuara të falcifikuara me specifikimet “rubineteria das”, “sanitari Tirana” dhe "Trans – Speed SHPK International Transport”.

-692 kg letra të lagura me logo të ndyshme

- 23 600 prerëse për thonjtë

-21 400 termometra trupi

-4 320 termometra ambienti

-1 200 matësa tensioni

-9 000 erashka plastike dhe druri

-30 000 karfica

-36 000 shishe me biberon për fëmijë

-7 000 kuti me domino

-1 235 shishe 180 ml me ilaç për mushkonja

Shtetasi i lartpërmendur, kishte marë një NIPT si shëtitës, me qëllim shmangien e tatimit mbi vlerën e shtuar, për produktet të cilat i importonte nga Kina.

Njoftimi i policisë

Tiranë -Finalizohet operacioni "Shëtitësi"

Në pranga një shtetas tregtonte mallra kontrabandë.

Më datë 06.05.2017, Specialistët e Krimit Ekonomik në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Hetimin Tatimor, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin: - Erand Shala, 44 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas dyshohej se tregtonte mallra kontrabandë, të cilat i mbante në një pjesë të përshtatur si magazinë në banesën e tij.
Pas kontrollit të ushtruar në banesën e tij janë gjetur edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 3 vula të dyshuara të falcifikuara me specifikimet “rubineteria das”, “sanitari Tirana” dhe "Trans – Speed SHPK International Transport”.

692 kg letra të lagura me logo të ndyshme 23 600 prerëse për thonjtë 21 400 termometra trupi 4 320 termometra ambienti 1 200 matësa tensioni 9 000 erashka plastike dhe druri 30 000 karfica 36 000 shishe me biberon për fëmijë 7 000 kuti me domino 1 235 shishe 180 ml me ilaç për mushkonja Shtetasi i lartpërmendur, kishte marë një NIPT si shëtitës, me qëllim shmangien e tatimit mbi vlerën e shtuar, për produktet të cilat i importonte nga Kina.

Materialet proçeduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Tregëtimi dhe trasportimi i mallrave që janë kontrabandë, falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve, fshehje të ardhurave, krijim të skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, parashikuar nga Nenet 178, 186, 144/a dhe 180, të Kodit Penal. /albeu.com/
Shtuar më 06/05/2017, ora 09:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori