Jahti pëson defekt në mes të detit në Vlorë, rrezikohet jeta e 11 personave

Një jaht në Vlorë ka pësuar defekt ndërsa ndodhej në mes të detit.

Policia kufitare dhe roja bregdetare pas marrjes së sinjalit janë nisur në vendin ku ndodhet jahti, ndërkohë mësohet se në rrezik është jeta e 11 personave që ndodhen në bord.

Njoftimi:

Përshëndetje,

Sot rreth ores 18:00 inspektori ı ZMTD mori njoftim nga te afermit e nje mjeti lundrues me 11persona ne bord i cili ndodhej në afërsi të gjirit te Shën Janit ı cili kishte pësuar çarje te nje tubolari. Nuk kishte rrezik prezent per njerzit ne bord, mjeti lundrues nuk kishte humbur hermecitetin dhe lundershmerine. Menjere Kapiteneria e Portit Vlorë njoftoi QNOD-ne dhe DRKM-ne Vlorë për situatën detare te krijuar.
Rreth ores 18:15 jane nisur ne drejtim te mjetit lundrues mjetet e DRKM-se Vlorë dhe mjetet e Delta Force ne rast rreziku për jeten e tyre.
Ne oren 18:30 Mjeti lundrues i Delta Forc i ka shkuar në vendngjarje i ka mare njerzit ne bord dhe e ka shoqeruar mjetin lundrues pa problem per ne portin e Marines Orikum. /albeu.com

 

 


Shtuar 24.08.2021 19:22

Tags: ,