Betonizimi i aeroportit të Gjirokastrës shkakton reagime
Kreu i këshilltarëve të djathtë, në Bashkinë e Gjirokastrës Bexhet Çobani reagoi sot lidhur me betonizimin e aeroportit të Gjirokastrës. Në një deklarate ai tha se pista shërbente për helikopterët në raste emergjencash, kur niseshin persona me probleme shëndetësore në Spitalin Ushtarak.

“Të gjithë banorët që jetojnë në jug të vendit u skandalizuan me bllokimin me blloqe betoni të aeroportit të Gjirokastrës. Të gjithë këshilltarët e Bashkisë Gjirokastër, më 4 prill të këtij viti, në mënyrë unanime i bëne kërkesë kryeministrit për vendosjen në funksion të plotë të aeroportit të Gjirokastrës” u shpreh ai.

Më tej Çobani u shpreh se në momentin që banorët gjirokastritë prisnin lajmin e mirë nga kryeministri, çuditërisht erdhi bllokimi edhe i asaj pjese funksionale, për emergjencat civile dhe transportin e shpejtë të të sëmurëve në gjendje të rëndë drejt Tiranës. /albeu.com/
Shtuar më 19/05/2014, ora 13:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori