Tërmeti i djeshëm “shkundi” 3 shtete, profesori i njohur grek jep detaje dhe ka një paralajmërim

Mbrëmjen e djeshme një tërmet i fuqishëm goditi Follorinën në Greqi dhe u ndje edhe në Shqipëri e në Maqedoninë e Veriut.

Drejtori i Institutit të Gjeodinamikës, profesori Akis Tselentis, ka deklaruar se tërmeti i mbrëmjes së djeshme ishte kryesori.

Duke komentuar ecurinë e sekuencës pas tërmetit, Tselentis vuri në dukje se nga të dhënat e deritanishme, ai ishte tërmeti kryesor. Në të njëjtën kohë, profesori paralajmëroi se për shkak se thellësia fokale e tërmetit ishte e vogël, sekuenca do të vazhdojë për një kohë të gjatë “madje edhe për ditë, ndoshta javë”.

Ai tha se mundësia për një tërmet më të madh është shumë e vogël dhe vuri në dukje se arsyeja pse dridhja ishte kaq e ndjeshme është sepse ka ndodhur shumë afër qytetit të Follorinës.

“Është një çarje në perëndim të Follorinës që nuk dihej, ishte një degë e thyerjes që dihet. Por ajo që më shqetëson është se nuk dua të rrezikoj, ne kemi pasur një histori të rëndë në zonë disa vite më parë. Domethënë në vitin 1994 kishim 5.9 afër 6 Rihter 40 km nga Follorina nga një çarje tjetër”, theksoi profesori./albeu.com/


Shtuar 10.01.2022 09:23