“Betohem që do ma paguash dashurinë”, si e ngacmonte i riu vajzën në Tiranë
Fillimisht nisi si një ngacmim i thjeshtë por me kalimin e kohës u kthye në një makth për të.

Një vajzë e re në Tiranë, është paraqitur në polici për shkak se ndihej e frikësuar, prej përndjekjeve që pësonte nga një djalë.
Gjatë ditës së djeshme, e enjte, pas denoncimit të së resë u arrestua A.R., 29 vjeç, banues në Tiranë.

Bazuar në denoncimin e vajzës E.K., 22 vjeçe, qysh prej muajit janar ai e ka përndjekur kudo, duke e bërë të ndihet e pasigurt.

Gjithçka për shkak se ajo kishte refuzuar lidhjen me të dhe në këto kushte ai i ishte betuar se do e bënte që ta paguante. Në këto kushte, bazuar edhe në provat që rëndonin ndaj tij, policia bëri arrestimin e të riut./Albeu.com/
Shtuar më 10/03/2017, ora 19:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori