“Jemi njohur që para programit”, fejohet Meliku i “Përputhen”, kush është bjondja që i ka “vjedhur” zemrën (FOTO LAJM)

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Meliku ka zbuluar se ka gjetur dashurinë jashtë programit, me një vajzë nga Vlora emrin të cilës nuk preferoi ta bëjë publik. Ai zbuloi në “Shqipëria Live.” se ka pasur një miqësi me të dashurën e tij aktuale, para se të hynte në emision, ndërsa shtoi se ajo preferon të qëndrojë larg famës.

“Jeta ime shkon shumë bukur. Jam në një lidhje me një vajzë nga Vlora. Kemi kohë që njihemi, edhe më parë njiheshim po nuk kishim këtë marrëdhënie. Jemi njohur që para Përputhen por kemi pasur raporte miqësore. Nuk do të ketë një profil publik edhe para se të publikoja fotot mezi ia mbusha mendjen. Ajo nuk do të bëhet e famshme, thjesht që të jetë e lumtur. Jemi prezantuar edhe me familjarët, bashkjetojmë bashkë. Po shkon shumë mirë, jemi si shokë”, tha ai.

Meliku tregoi se do të fejohet në muajin gusht.

“Nuk jemi fejuar por nga fillimi i gushtit do të bëj një fejës të madhe. Kemi dëshirë të kemi një familje të madhe me shumë fëmijë”, tha ai.


Shtuar 14.06.2022 15:52