Beteja për Kopshtin Botanik, Gjykata rrëzon Konin dhe dekanatin e FNSH-së
Gjykata Administrative e Apelit ka rrëzuar sot padinë e që Rektori i Universitetit të Tiranës Mynyr Koni dhe Dekanati i Fakultetit të Shkencave të Natyrës, bënë kundër vendimit të Këshillit të Ministrave për transferimin e pronësisë së Kopshtit Botanik nga Universiteti te Bashkia e Tiranës.

Me vendimin e marrë, gjykata i ka dhënë kështu të drejtë pretendimeve të përfaqësuesit ligjor të Qeverisë dhe Bashkisë së Tiranës, duke argumentuar se padia është ngritur në kundërshtim me ligjin.

Në muajin shtator, Koni u shpreh se kalimi i pronësisë së Kopshtit Botanik nga Universiteti te Bashkia e Tiranës është i padrejtë pasi cënon autonominë dhe lirinë akademike, si dhe bie ndesh me ligjin e arsimit të lartë.


Qeveria me anë të një vendimi kaloi pronësinë e Kopshit Botanik nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës tek Bashkia Tiranë. Kërkesa për ndryshimin e pronësisë të kësaj hapësire u bë nga Veliaj gjatë fushatës elektorale, duke i premtuar Ramës se nëse ndodhte kjo ai do të përfundonte projektin e Kopshit Zoologjik.
Shtuar më 14/11/2019, ora 16:52

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori