"Beteja" me shifrat e votave ne numerim, PD: Kemi fituar ne 56 zona, PS: Ne avantazh ne 53 KZZ
Albeu.com
PS dhe PD dje deri vone nuk jane terhequr nga thirjet per fitore. Me nje ndryshim, zedhenesit e PD sa here komunikonin rezultatet ishin te gezuar dhe duket se nuk e ndjenin lodhjen e pritjes se gjate te rezultateve ndersa ne seline e PS kishte nervozizem.Numri dy i PS, Gramoz Ruci ishte i vetmi qe dilte ne konference per shtyp dhe komunikoi se PS lufton ne 53 zona elektorale duke permendur disa here fitoren e te majteve ne dy zona te Shkodres. Berisha ishte i pari qe prezantoi disa nga deputetet fitues ne keto zgjedhje. Ne krah te Ylli Pangos, Bujar Nishani, Sokol Olldashi, Safet Sula. Berisha i prezantoi keta kandidate duke qendruar ne kete dhe duke thene se po ju prezantoj njerezit qe nxoren nga politika, "kocken e mafias rajonale Shyqyri Duraku", "mamuthin e korrupsionit Naci", "idhullin e krimit te organizuar Igli Toska. Ai tha se keta i kane bere nje sherbim te madh kombit. Ndersa shifrat vazhdonin te rriteshin ne favor te PD-se, rritej dhe entuziazmi i Berishes, nderkaq Jozefina Topalli nxitoi te deklaronte "kryeministri Berisha". Vete kryetari i PD-se tha se do te qeverise se bashku me aleatet ne koalicion, por ai nuk preferoi qe te deklaronte se si do te behej kjo qeveri, mbase per faktin se eshte ende shpejt per te kaluar ne kete faze. Ruci Numri dy i PS i quajti dje kercenim te rendit festimet e PD ne shume sheshe per rezultatet qe shpalleshin. Ai tha se rezultatet ende nuk kane dale dhe se PS rezulton te jete ne avantazh ne 53 zona. Entuziazmi i Rucit nuk eshte ai qe ishte ne vitin 2001 kur doli dhe deklaronte shifrat e fitores se PS. Kete here Ruci ishte shume me nervoz ne deklarimet e tij duke mos e fshehur faktin qe partia e tij ishte drejt rruges se sigurt te daljes ne opozite. "Arsyet socialistet le ti gjejne ne komoditetin e te qenit ne opozite per disa kohe". KQZ Komisioni qendror i zgjedhjeve dje deklaroi se procesi eshte mbyllur ne nje pjese te madhe te zonave. Ne 27 zona vazhdon procesi i numerimit te votave (deri dje ne mesnate) dhe ne disa zona, si ne 88 dhe 90 jane bllokuar nxjerrja e rezultateve per shkak te konflikteve qe kane mes tyre komsioneret. Celibashi gjate deklarimeve per shtyp vleresoi procesin dhe kerkoi nga komisioneret qe pavaresisht konflikteve qe kane te arrijne dhe te marrin vendim per zonat ne menyre qe te nxjerrin rezultatet e ketyre zgjedhjeve. Mengjesi i dites se sotme duket se do te jete edhe koha kur do te behet e qarte se cili ka fituar dhe kush ka humbur, megjithese tashme eshte e qarte qe PD do t'i takoje te formoje qeverine dhe kryeminister te jete Sali Berisha. Gazeta Shqiptare
Shtuar më 05/07/2005, ora 14:19
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori