Besoni Metën apo Junckerin? Rama pyet shqiptarët (VIDEO)
View this post on Instagram

Pa Koment

A post shared by Edi Rama (@ediramaal) on

Edi Rama i është drejtuar shqiptarëve duke i pyetur se cilit i besonin, Metës apo Junckerit në lidhje me integrimin e vendit në BE.

Juncker tha se Shqipëria do të integrohej shpejt në BE, kurse Meta theksoi se pa zgjidhur krizën nuk ka asnjë shans për të hapur negociatat.

“Zhvillimi i zgjedhjeve më 30 qershor 2019, objektivi kombëtar i shqiptarëve, Anëtarësimi do dëmtohej në atë masë saqë rikuperimi do kërkonte një kohë të pallogaritshme“, thuhet në videon e publikuar nga kreu i qeverisë, ndërsa nga ana tjetër është edhe qëndrimi i Presidentit të KE.

“Zgjedhjet duhet të zhvillohen përndryshe do dëmtohet perspektiva europiane e shqiptarëve”, shprehet Juncker.

Videon kreu i qeverisë Edi Rama e shoqëron me pyetjen: Kujt i besoni?
Shtuar më 12/06/2019, ora 15:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori