E ardhmja e tij mbetet e paqartë te Reali, Asensio rikthehet në “orbitën” e Milanit

Marco Asensio do të vendosë për të ardhmen e tij në ditët në vijim pasi të përfundojë ndeshjen e Nations League me kombëtaren e Spanjës.

Reali e ka në listën e shitjeve futbollistin, me Manchester United që u shfaq fillimisht favorit, por destinacioni duket se do të jetë diku tjetër.

Kampionët aktual të Serie A, kanë hyrë fuqishëm në garën për yllin nga Mallorca.

Skuadra e Pioli prej kohësh e ka pasur në listën e dëshirave sulmuesin edhe pse së fundmi u duk sikur hoqi dorë prej tij.

Duke parë që tanimë Real Madridi është i vendosur për ta larguar nga skuadra, “kuqzinjtë” janë hedhur në sulm, duke se ditur se e ardhmja e Brahim Diaz nuk është e sigurtë.

Shifra magjike për të kompletuar largimin e Asensios nga Reali do të ishte 30 milion euro. Ai që shikohej se pasardhësi i Ronaldos, nuk pati përformancën që pritej, e tani do duhet të dalë nga dera e pasme. /albeu.com