Besnik Mustafaj: Termi pavaresi e kushtezuar nenkupton pavaresi
Albeu.com
Qeveria shqiptare perseriti sot, si dhe sqaroi ne te njejten kohe, angazhimin e saj lidhur me "pavaresine e kushtezuar te Kosoves", qe keto dite shkaktoi reagime te ashpra tek nje pjese e opinionit shqiptar dhe atij te Kosoves."Ne analizen tone ne rikujtojme se opsioni me i mire qe siguron stabilitet dhe paqe ne Kosove dhe me gjere eshte pavaresia e kushtezuar. Ky term presupozon pavaresi te padiskutueshme, me monitorimin e ngushte te komunitetit nderkombetar per te garantuar te drejtat e pakices serbe dhe pakicave te tjera ne baze te standarteve nderkombetare per te garantuar gjithashtu ndertimin e nje shteti te shendetshem ligjor.

Pra une do ta mbeshtes deri ne fund nje version te tille", deklaroi sot pasdite ne Tirane shefi i diplomacise shqiptare Besnik Mustafaj. Duke theksuar se ne negociata shkohet me shume opsione, Mustafaj e porositi ekipin negocues te Kosoves qe mire te pergatiten per negociatat ne vijim, ngushte te bashkepunoje me bashkesine nderkombetare dhe per shume ceshtje ne menyre direkte te negocoje me Beogradin zyrtar. bw
Shtuar më 30/09/2005, ora 00:29
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori