Besnik Mustafaj është në mbështetje të pavarësisë së Kosovës, si forma përfund
Albeu.com
Ministri i Punëve të Jashtme, Besnik Mustafaj dhe Kryeadministratori i Kosovës Soren Jessen Petersen në një takim dje në Tiranë kanë shkëmbyer mendime rreth situatës në Kosovë, mënyrës se si do të zhvillohet procesi i statusit përfundimtar, si dhe rreth nivelit të marrëdhënieve dypalëshe mes Shqipërisë dhe Kosovës."Ministri i Punëve të Jashtme përsëriti edhe një herë qëndrimin e qeverisë shqiptare në mbështetje të pavarësisë së Kosovës, si forma përfundimtare e zgjidhjes e cila do të kalojë nëpërmjet një procesi që do të kërkojë mbështetjen dhe monitorimin e bashkësisë ndërkombëtare, mbrojtjen e minoriteteve, si dhe dhënien e garancive dhe për siguri e stabilitet ekonomik dhe shoqëror jo vetëm në Kosovë por edhe në rajon", thuhet në një njoftim nga ky takim.
Menjeherë bie në sy se ministri Mustafaj ka shmangur sintagmën "pavarësi e kushtëzuar" të cilën e ka përdorur në paraqitjet e tij të mëhershme.
Ministri Mustafaj ka shprehur besimin se komuniteti serb do të përfshihet në procesin e statusit për t'u bërë pjesë e zgjidhjes së përbashkët si qytetarë me të drejta të plota në Kosovë.
"Në përfundim të takimit Ministri Mustafaj siguroi për vazhdimësinë e politikës së fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit reciprok me të gjitha vendet e rajonit, përfshirë Beogradin, pa u kushtëzuar nga çështja e Kosovës dhe e së ardhmes së saj".
Nga ana e tij, Petersen ka vënë në dukje se ka ardhur koha që tashmë të zgjidhet edhe problemi i fundit në rajon. Petersen i ka vlerësuar si pozitive arritjet e deritanishme në Kosovë, si rezultate të punës dhe angazhimit të institucioneve vetëqeverisëse, dhe çmoi nivelin e bashkëpunimit që ekziston mes qeverisë së Kosovës dhe UNMIK ut, KFOR it dhe OSBE së. qik
Shtuar më 20/10/2005, ora 15:43
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori