Besnik Mustafaj akuzoi mediat nё Maqedoni për keqinterpretim
Albeu.com
Shefi i diplomacisё shqiptare Besnik Mustafaj ka akuzuar mediat nё Maqedoni pёr keqinterpretim tё deklaratës sё tij lidhur me kufijtë e Shqipёrisё.Pas takimit me zyrtarёt e Bashkimit Evropian, ai deklaroi se citimi është nxjerrë nga konteksti dhe është përkthyer keq në gjuhën maqedonase. “Mё pas, shumё pak njerёz duke përfshirë këtu edhe politikanë kanë tentuar qё të interesohen për ta verifikuar këtë deklaratё”, shpjegoi ministri i jashtёm Mustafaj.


Mustafaj konfirmoi se Shqipёria do ketё rol pozitiv jo vetёm nё Kosovё por edhe nё tёrё rajon ndёrsa raportet me fqinjёt i kualifikoi si pozitive. Edhe Reinhard Priebe drejtori politik i Komisonit Evropian pёr Ballkan, u shpreh i kёnaqur se gjatё takimit u sqarua qёndrimi zyrtar i Tiranёs rreth Kosovёs. “Ne jemi të kënaqur që mosëmarrëveshjet mbi Kosovën janë sqaruar, sepse nuk është momenti kur na duhen mosmarrёveshje të kёtilla” u shpreh Priebe. Ndryshe ishte ky takim i rregullt i tё ashtuquajturёs Treshes Evropiane me Shqipёrinё pёr porcesin e stabilizm acociimit. Komisoni Evropian komunikoi se edhe zyrtarisht do propozojё tek kёshilli I Ministrave nёnshkrimin e marrёveshjes sё stabilizim asociimit, bisedat rreth tё cilёs pёrfunduan nё fillim tё kёtij viti. rtk
Shtuar më 21/03/2006, ora 19:25
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori