Besimtarët ortodoksë kremtojnë ringjalljen e Krishtit
Mijëra besimtarë artodoksë kanë kremtuar mesnatën e së shtunës deri në orët e para të mëngjesit të sotëm festën e Pashkëve. Meshat janë mbajtur në të gjithë vendin, e në Tiranë mesha kryesore është mbajtur në katedralen e re "Ringjallja e Krishtit" ku është drejtuar nga Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Anastas Janullatos.

Në një mesazh Janullatos tha se "sado dëshpëruese të jenë kushtet e sotme të jetës, ekziston një lajm i gëzueshëm i përjetshëm, të cilin Kisha e shpall gjatë të kremtes së Pashkës në mënyrë panegjirike: Krishti dërrmoi pushtetin e vdekjes dhe ndriçoi gjininë njerëzore.

Ky fakt ndryshoi rrënjësisht ecurinë e botës, perspektivën dhe dinamikën e jetës sonë". Pashkët simbolizojnë edhe thelbin e krishtërimit, ringjalljen e Krishtit, kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen dhe çlirimin e njerëzve nga mëkati. Pashkët paraprihen nga një kohë parpërgatitore e agjërimit që zgjat 40 ditë dhe uhen Kreshme. Kjo përkujton 40 ditët e kaluara në shkretëtirë të Jezusit në lutje e agjërim dhe që sprovohet nga Djalli. Në ditën e Pashkës sipas Biblës, fiton jeta mbi vdekjen me ringjalljen e Jezu Krishtit. /albeu.com/
Shtuar më 05/05/2013, ora 09:59

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori