Stuhia godet Romën, përmbytje në rrugët e qytetit

Stuhia ka goditur mbrëmjen e djeshme Romën duke shkaktuar përmbytje.

Autoritetet kanë bërë thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm. Disa rrugë në Romë janë përmbytur, duke shkaktuar kaos dhe bllokim të qarkullimit.

Po ashtu disa linja tramvaji u mbyllën, ndërsa stuhia ka shkaktuar edhe ndërprerje të energjinë elektrike.

Sa i përket linjave nëntokësore, stacionet Vittorio, Manzoni dhe San Gionanni-Colli Albani janë mbyllur.


Shtuar 24.09.2020 06:44