"Besa" vlerësohet me “Medaljen e Mirënjohjes”
Presidenti Bamir Topi
Presidenti i Republikës Bamir Topi dekoroi sot me “Medaljen e Mirënjohjes” organizatën joqeveritare dhe jofitimprurëse “Besa” sh.a. Me rastin e 13 vjetorit të krijimit të kësaj organizate u zhvillua një ceremoni e veçantë në mjediset e “Kompleksit Tropikal” në Durrës

Presidenti Topi, duke përshëndetur të pranishmit në këtë aktivitet të rëndësishëm të evidentimit dhe vlerësimit të organizmave të rëndësishëm që japin ndihmesë të vazhdueshme në drejtim të zhvillimit ekonomik të vendit, theksoi se asnjëherë nuk është vonë për të vlerësuar një punë që shkon paralelisht me politikat e të gjitha qeverive shqiptare për të ndihmuar Shqipërinë, për zhvillim ekonomik. /albeu.com/
Shtuar më 10/04/2012, ora 16:13

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori