Besa shkon me "shpatë" në ministri dhe i ve "kufirin tek thana" zëvendësit të saj
Besa Shahini u vendos me shumë debate në krye të Ministrisë së Arsimit pas "përcjelljes" me stil që Rama i bëri Lindita Nikollës.

Shahini ka shkuar "me shpatë" në ministri duke i caktuar nga e para detyrat vartësve të saj.

Një urdhër i fundit i ministres, tregon edhe situatën e pazakontë në ministri, shkruan Albeu.com.

Ajo i tregon detyrat zëvendësit të saj, si rrallë më parë në ministri, pasi detyrat e ministrit dhe zv.ministrave janë të përcaktuara në fushën e përgjegjësisë të secilit zv.ministër apo drejtuesi të lartë.

Urdhri është botuar edhe në Fletoren Zyrtare, ku Shahini i tregon kufijtë e kompetencave zëvendësit të saj.

URDHRI I SHAHINIT
URDHËR
Nr. 118, datë 28.2.2019
PËR CAKTIMIN E FUSHËS SË
VEPRIMTARISË DHE DETYRAVE TË
ZËVENDËSMINISTRIT NË
MINISTRINË E ARSIMIT, SPORTIT
DHE RINISË
Në mbështetje të pikës 4, të nenit 102, të
Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, të pikës
2, të nenit 6, të ligjit nr. 9000, datë 30.1.2003,
“Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të
Ministrave”, të nenit 22, të ligjit nr. 44/2015,
“Kodi i Procedurave Administrative i Republikës
së Shqipërisë”, të nenit 11, të ligjit nr. 90/2012,
“Për organizmin dhe funksionimin e
administratës shtetërore” dhe të vendimit nr.
505, datë 13.9.2017 të Këshillit të Ministrave
“Për përcaktimin e fushës së përgjegjësisë
shtetërore të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe
Rinisë”,
URDHËROJ:
1. Zëvendësministri i Arsimit, Sportit dhe
Rinisë, Z. Kostandin Shkurti, të ndjekë dhe të
nënshkruajë, çështjet që kanë të bëjnë me:
a) hartimin dhe zbatimin e politikës shtetërore
fushën e sportit;
b) zbatimin e politikave shtetërore në fushën e
edukimit fizik dhe sportit në sistemin arsimor;
c) hartimin, plotësimin dhe përmirësimin e
kuadrit ligjor dhe nënligjor për organizimin e
zhvillimin e sportit;
d) përmbushjen e objektivave të parashikuara në
Planin 300-ditor të Qeverisë, për pjesën që i përket
sportit;
e) sigurimin e bashkëpunimit me organizatat
sportive dhe Agjencinë e Shërbimit të Sporteve, si
institucioni që mbështet aktivitetin e tyre për
zhvillimin e sportit në Republikën e Shqipërisë
duke respektuar pavarësinë e funksionimit të tyre,
administrimin e objekteve sportive publike, që ka
në juridiksion;
f) mbështetjen dhe përfshirjen në veprimtari
sportive të personave me aftësi të kufizuara dhe
integrimin e tyre në jetën shoqërore nëpërmjet
sportit;
g) problematikat që parashtrohen nga
organizatat sportive në Republikën e Shqipërisë
(Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar; federatat
sportive; shoqatat sportive; shoqëritë sportive;
klubet sportive);
h) monitorimin në vazhdimësi të marrëdhënieve
të ndërsjella ndërmjet organizatave sportive dhe
institucioneve të pushtetit qendror e vendor;
i) ushtrimin, në mungesë dhe me porosi të
ministrit, të kompetencave në fushën e sportit;
j) nxjerrjen e urdhrave për miratimin e statutit
apo ndryshimeve statutore të federatave shqiptare
dhe Organizatës Kombëtare Antidoping;
k) heqjen e emërtimit “Federatë Shqiptare”, në
rastet e parashikuara në shkronjat “a”, “b” dhe “c”,
të pikës 3, të nenit 17, të ligjit nr. 79/2017, “Për
sportin”;
l) i propozon ministrit pezullimin e dhënies së
grandit apo ndryshimin e destinacionit të tij, nëse
konstatohet se nuk zbatohen kërkesat e udhëzimit
të përbashkët nr. 4, datë 11.3.2014, “Për mënyrën e
përdorimit të fondit “Grant/Transfertë korrente e
brendshme” për Federatat Sportive dhe Komitetin
Olimpik Shqiptar”, ose për arsye/shkaqe të tjera të
motivuara;
m) mbajtjen e marrëdhënieve me EPAS
(organizata evropiane përgjegjëse për politikat e
sportit pranë Këshillit të Evropës);
n) monitorimin e analizave antidoping;
o) trajtimin e sportistëve elitarë sipas kërkesave
të federatave;
p) miratimin e kërkesës së federatave të një
sporti të caktuar për organizimin e veprimtarive
zyrtare me karakter ndërkombëtar në Republikën e
Shqipërisë;
q) kryesimin në Këshillin e Lartë të Sportit.
2. Zëvendësministri mund të kërkojë
informacion me shkrim për çdo korrespondencë
shkresore të administratës së Ministrisë së Arsimit,
Sportit dhe Rinisë për çështjet në fushën e sportit.
3. Ngarkohet zëvendësministri, që brenda 10
ditëve nga miratimi i këtij urdhri, të detajojë planin
e punës me veprimet dhe afatet konkrete për
përmbushjen e detyrave të përcaktuara më sipër.
Plani i punës miratohet nga ministri.
4. Zëvendësministri bashkëpunon dhe
koordinon punën me zëvendësministrat e tjerë të
Arsimit, Sportit dhe Rinisë për çështje të caktuara,
që konvergojnë në fushën e përgjegjësisë dhe
veprimtarisë së dy ose më shumë zëvendësministrave.
5. Ngarkohet stafi administrativ i ministrisë dhe
institucionet e varësisë, që të asistojnë dhe
Fletorja Zyrtare Viti 2019 – Numri 28
Faqe|1048
mbështesin zëvendësministrin për përmbushjen e
detyrave të ngarkuara.
6. Ngarkohet zëvendësministri, z. Kostandin
Shkurti, për zbatimin e këtij urdhri dhe Drejtoria e
Miradministrimit të Burimeve Njerëzore, Aseteve
dhe Shërbimeve, për njoftimin e urdhrit, drejtorive
të ministrisë dhe institucioneve të varësisë së
Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë.
Ky urdhër hyn në fuqi menjëherë dhe botohet
në Fletoren Zyrtare.
MINISTRI I ARSIMIT, SPORTIT
DHE RINISË
Besa Shahini
Shtuar më 07/03/2019, ora 17:28
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori