Besa Shahini nuk pyet për Metën, emëron Rektorin e ri të UT
Ministrja e Arsimit, Sportit dhe Rinisë, Besa Shahini ka emëruar rektorin e përkohshëm të Universitetit të Tiranës. Bernard Dosti me detyrë zëvendësrektorë tashmë do të drejtojë rektoratin e UT me një afat të pacaktuar deri sa çështja të mbyllet përfundimisht.

Kjo është lëvizja e ministres Shahini që nuk ka pritur vendimin e presidentit për të dekretuar largimin nga detyra të Mynyr Konit disa ditë më parë.

Siç duket edhe nga shkresa, urdhri i shkarkimit të Mynyr Konit është mbajtur në një ditë me urdhrin e emërimit si rektor të përkohshëm të zotit Dosti.

Pezullimi i Mynyr Konit si rektor i UT është bërë në mbështetje me motivacionin “Për shkelje të rënda të ligjit gjatë ushtrimit të detyrës.”

Shtuar më 15/04/2019, ora 12:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori