Bes Kallaku: Video-ja kundër farsës së fëlliqur të politikës
Video-ja që ka për protagonist Bes Kallakun dhe që bëri shumë zhurmë në media dhe në radhët e politikës, është sjellë në vëmëndje nga vetë aktori.

Ai ka zgjedhur rrjetin social Facebook, për të falenderuar të gjithë ata që e mirëpritën si një video humori, duke përbuzur ata që e keqpërdorën.

"Kam kënaqësinë të njoftoj gjithë shqiptarët që unë jam "koka" e gjithë komplotit që po trondit politikën shqiptare dhe siç është bërë traditë, këtë "komplot" e kam dokumentuar në një video ku unë personalisht shpall ofertë-kërkesën për "vrasjen" e politikanëve kryesore.

Këtë komplot e kam kurdisur në bashkëpunim me "FBI" "CIA" dhe MOSAD-it Izraelit, por për fat "komploti u zbulua nga Ristani dhe tani Shqipëria shpëtoi.

Këto nuk munda ti thoja në videon time komike, por si Besart Kallaku, kam bërë detyrën time si artist dhe qytetar (katunar) i këtij vendi, duke parodizuar farsën e fëlliqur të politikës që vazhdon ti trajtojë shqiptarët si tufë injorantësh që mund të tërhiqen prej hunde në baltën që kanë gatuar për 25 vjet.

Video ime ishte vazhdim i asaj që kam bërë që nga dita e parë kur kam dalë në skenë, fjala e lirë të artistit. Kush qeshi me të, e falenderoj. Kush e përdori e injoroj, kush e keq përdori e përbuz. E kush u cënua i kërkoj mirëkuptim për këtë shaka.

Përbuz çdo tentativë për përfshirjen e emrit tim në historitë e ndyra të politikës; dhe ju premtoj se kam qënë, jam dhe do të jem GJINI JUAj I DASHUR, katunari që nuk mund të tradhëtojë tokën dhe njerëzit e tij të dashur, dhe as nuk mund të më ndajë kush prej jush.

Ndryshe nga çdo politikan që ju ka nxirë fytyrën, unë kam sjellë dritë dhe buzëqeshje në fytyrat tuaja. Dhe këtë do vazhdoj të bëj. Një përqafim për të gjithë mirëkuptuesit. Sinqerisht, Besi!". /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2015, ora 17:12
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori