BERZH: Rritja ekonomike në vendet e Europës Jug-Lindore do të ngadalësohet
Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, në një raport të publikuar së fundi parashikon ngadalësim të rritjes ekonomike në vendet e Europës Jug-Lindore për shkak të ndikimit negativ të problemeve që ka eurozona.

Parashikimi i BERZH-it mbështetet në faktorë të brendshëm që diagnostikojnë ecurinë ekonomike gjatë këtij viti dhe parashikojnë për vitin e ardhshëm.

“Parashikim i BERZH-it reflekton zvogëlimin e kërkesës së brendshme, ngadalësimin e procesit të kredi dhënies, koston e madhe të parasë në situatën e çvlerësimit të monedhës kombëtare, lekut, pakësimin e prurjeve finnaciare nga emigrantët dhe së fundi shkurtimin einvestimeve publike.

Të gjitha këto tregojnë që Shqipëria do të përballet gjatë një, dy apo tre viteve të ardhshme me një rritje ekonomike dukshëm më të ulët se në këto vite të fundit,” është shprehur Zef Preçi specialist në fushën e ekonomisë.

Shifrat e rritjes ekonomike për vendin tonë janë paraqitur të ndryshme, ku sipas qeverisë parashikon një rritje prej 4% , Banka Botërore 3,7 %, BERZHI 3,3 % dhe FMN 2,5%. Me e larta ndër këto shifra është ajo nga qeveria dhe më e ulta ajo nga FMN. Për vitin e ardhshëm BERZHI parashikon një rritje ekonomike prej 4,2 % , pra vetëm rreth 1% më shumë se ky vit./albeu.com/
Shtuar më 01/11/2011, ora 19:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori